Flaka Loxha është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian të xhudos.
Garuesja e Kosovës e fitoi edhe meçin e dytë ndaj polakes Julia Kowalczyk.
Paraprakisht, ajo e kishte mundur bullgaren Snezhana Gramatikova.
E në çerekfinale, Loxha do të përballet me gjermanen Pauline Starke.
Loxha po udhëhiqet nga trajnerja e re, kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi.