Laura Fazliu e ka nisur me fitore në Kampionatin Evropianin të xhudos, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Xhudistja kosovare e fitoi me “Ippon” përballjen e parë me izraeliten, Kerem Primo.
Laura Fazliu garon në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Ajo në raundin e dytë do të takohet me xhudisten nga Britania e Madhe, Lucy Renshall.