Peja është mikpritës e turneut ndërkombëtar të xhudos, garë që pritet të sjell emocione të mëdha.
Si gjithmonë edhe kësaj radhe, në Pejë pritet luftëra interesante mes xhudisteve e xhudistëve.
Gjithçka është gati për garën në qytetin e kampionëve olimpikë, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Nora Gjakova.
“Nesër në Pejë mbahet turneu Ndërkombëtar “Judo for Peace”.
Shans e mirë për të pa formën e garuesve që pretendojnë gara serioze zyrtare gjatë vitit 2022!
Garat fillojnë në ora 10.00”, njofton trajneri Driton Kuka.