Si fuqi baruti kur del në tatami. Është Laura Fazliu (-63 kg).
Me zemër të madhe dhe sypatrembur në arenë, me sukses përfaqëson Kosovën kudo që paraqitet.
Vit i madh për Laurën, që me teknikën e saj po e mahnit botën.
Një potencial që mund të arrijë shumë në Lojërat Olimpike në vitin 2024.
Laura Fazliu është kampione evropiane U23, e argjendtë në Kampionatin Evropian për seniore në Sofje të Bullgarisë.
Laura Fazliu - e artë në Lojërat Mesdhetare dhe e argjendtë në Masters.
Është një emër që po shkakton frikë kudo që paraqitet, duke iu falënderuar punës së madhe të trajnerit më të mirë në botë, Driton Kuka.