Laura Fazliiu ka shkëlqyer në luftë për medalje të bronztë, duke i shkaktuar humbje izraelites Gil Sharir.
Fazliu ka shënuar fitore pas vazhdimeve me ippon dhe e ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë - 63 kg..
Ajo ka dominuar në pëtballje me Gil dhe i solli medalje shumë të rëndësishme Kosovës nga gara Grand Slam, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.
Ajo në rrethin e parë e mposhtin britaniken Gemma Howell, pastaj në të dytën hungarezen Brigitta Varga.
Në rrethin e tretë përkatësisht në çerekfinale nuk ia doli ndaj kanadezes Catherine Beauchemin-Pinard.
Në luftën e parë në repezash e mposhti francezen Clarisse Agbegnenou, pastaj Gil Sharir.