Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, komplimenton xhudisten Laura Fazliu (-63 kg), e cila sot ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slam, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.
“Kosova gjithandej me suksese.
Nga Tel Avivi vjen medalja e radhës.
Laura Fazliu në Grand Slamin e Tel Avivit fitoj medaljen e bronztë!
E mrekullueshme ishte sot.
Mesin e fitoreve të saj shquhet ajo kundër legjendës së xhudos francezes Clarise Agbegbenou, Kampione e 5-fishtë Boterore dhe Kampione Olimpike.
Majlinda dhe Laura edhe në ditë feste u përkujdesen për të madhëruar festen tonë të Pavarësisë!
Laura shënon 500 pikë Olimpike dhe po ec drejt Parisit 2024!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.