Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, është i impresionuar me xhudisten Laura Fazliu (- 63 kg), e cila është në finale të Grand Slam, që po mbahet në Tbilisit të Gjeorgjisë.
Kosova sot ka siguruar edhe medaljen e tretë, pasi që dje Distria Krasniqi (-52 kg) dhe Nora Gjakova (-57 kg) fituan medalje të argjendta.
“Laura prek finalen e Grand Slamit në Tbilisi!
Në finale ndeshet me Anglezen Renshall
Medalja e 3-të për Kosovën në Grand Slam Tbilisi u sigurua”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.