Xhudistja Laura Fazliu (-63 kg) sot shkëlqeu në Tbilisi të Gjeorgjisë, duke fituar medaljen e argjendtë në garën prestigjioze “Grand Slam”.
Driton Kuka, trajneri më i mirë në botë, thur elozhe për vashën që sot ka treguar më të mirën në tatami.
“Medalja numër tre!
Grand Slam Tbilisi, prapë e argjendtë.
700 pikë për Laurën, e shkëlqyeshme ishte sot!
Luftërat e barabarta të garuesve tonë s’po lejohet fitorja!
Puna do vazhdoj fuqishëm si gjithmonë!
Shkojmë tutje…
Gara është kualifikuese për Lojëra Olimpike domethënë ajka Botërore e jo ndryshe!
Tashmë Xhudo i ka 4 Norma Olimpike duke pritur e besuar që edhe boksi e mundja eventualisht të arrijnë Norma Olimpike për Paris!
Të punohet ma seriozisht e jo fjalë e llafe edhe në sporte tjera që s paku Norma Olimpike të fitohet!
Medaljet tona qofshin motiv për Kosovën kundër Izraelit sonte në ndeshje futbollistike”, ja shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.