Xhudistja kosovare Flaka Loxha do të luftojë për medaljen e bronztë në Grand Prix Zagreb. Loxha (-57 kg) në finale të Grand Prix Zagreb, ajo në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me Ippon, japonezen Hiyori Koga.
Loxha në çerekfinale mposhti në vazhdime me tri dënime për Ippon, garuesen nga Izraeli Maya Leopold.
Në gjysëmfinale ajo u takua me kroaten Ana Viktorija Puljiz, rezultati ishte baraz në vazhdime me nga një Ëazaari dhe me nga dy dënime, pastaj Flaka u dënua prapë dhe humbi me tri dënime për Ippon.
Garuesja kosovare për të bronztën ndeshet me kroaten tjetër Tihea Topolovec.