Pas medaljeve që i fituan në Grand Prix në Austri, xhudistet tona Distria Krasniqi e Laura Fazliu, kanë shënuar ngritje në ranglistën botërore.
Distria është e dyta në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërsa më parë ishte e treta. Kampionia olimpike, Dijora Keldijorova e Uzbekistanit është e para.
Ndërkohë Laura Fazliu është ngritur prej pozitës së katërt në të tretën në kategorinë deri 63 kilogramë. Holandezja Joane Van Lieshout dhe sllovenja Andreja Leshki janë më lart se Laura. Ajo e ka kaluar legjendën franceze, Klarise Agbegnenou.
Javën e kaluar, Distria fitoi medalje të argjendtë, ndërsa Laura u stolis me medaljen e bronzit.