Xhudistja e talentuar e Kosovës, Enise Zijade, e pafat, mbetet pa medalje në Kupën Evropiane në Poreç të Kroacisë.
Enise Zijade renditet në vend të pestë në Kupën Evropiane për kadete.
“Në xhiron e parë ajo ishe e lirë, në xhiron e dytë mposhti Patricia Staicu nga Rumania.🇷🇴 Në xhiron e radhës Enise mposhti Ileania Cinkopan nga Kroacia.
Enise në çerekfinale mposhti Eva Haller nga Austria.🇦🇹Kurse në gjysmëfinale humbi nga Magdalena Walega nga Polonia.
Zijade u ndesh në repasazh të dyfishtë, në ndeshjen e parë ajo mposhti Nikolina Jasikovac nga Bosnja dhe Hercegovina🇧🇦 kurse në të dytën mposhti Daria Lozoviuk nga Ukraina
Për të bronztën, Enise humbi nga Julia Gimeno Pereira nga Spanja🇪🇸 duke e mbyllur garën në vendin e 5-të”, njofton FXHK.