Përfaqësues të LAPSH “Naim Frashëri” në Zvicër u pritën nga përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës në Prishtinë

Zvicra

Përfaqësues të LAPSH “Naim Frashëri” në Zvicër u pritën nga përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës në Prishtinë

Nga: Nexhmije Mehmetaj Më: 19 korrik 2021 Në ora: 22:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Më 19.07.’21 në Prishtinë u zhvillua një takim pune, në të cilën morën pjesë përfaqësues të LAPSH « NaimFrashëri » nga Zvicra, z. Nexhat Maloku, kryetar, z. Merita Azemi, sekretare,z. GafurAsani, arkëtar dhe mësuesja NexhmijeMehmetaj, të cilët u pritën nga përfaqësuesit e MPJD, z. MaliqeHashani, z. YmerAvdiu, z. MuhamtIdrizi, z. BarbanaSekiraça-Dobra dhe z. AnelBajra.

Në këtë takim pune u diskutuan çështje të ndryshme që kishin të bëjnë me përfundimin e vitit shkollor, përgatitjet për vitin e ardhshëm shkollor si dhe aspekte të institucionalizimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër.

Përfaqësuesit e LAPSH-së paraqitën punën e bërë gjatë kësaj periudhe të vështirë shkaku i pandemisë si dhe shtruan kërkesat për një organizim institucional të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër.

Përfaqësuesit e MPJD-së shprehën mirënjohjen për punën e vazhdueshme që po bëjnë mësueset e mësuesit e shkollës shqipe të mësimit plotësues në Zvicër dhe shprehën përkushtimin e MPJD-së për të mbështetur këtë çështje shumë të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Zvicër.

Takimi u mbyll me zotimin për intensifikimin e bashkëpunimit në të ardhmen për një organizim më të suksesshëm të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat