Zyra Federale e Shëndetit Publik jep informacione të përditshme për zhvillimin e epidemisë së koronvirusit në Zvicër. Në treguesin e statistikave, Blick përmbledh shifrat nga autoritetet në mënyrë të vazhdueshme, transmeton “Bota sot”.
Në 24 orët e fundit, 37 mijë 992 raste të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit. Numri i testimeve të kryera është 111 mijë e 906.
BAG raporton gjithashtu 22 vdekje të reja nga virusi korona. 138 persona të tjerë u shtruan në spital.
Kurse, të enjten janë raportuar 39 mijë e 807 raste të reja me koronavirus në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit.
Numri i testeve të kryera është 108 mijë 896. BAG raporton gjithashtu 13 të vdekur dhe 138 të persona të shtruar në spital.