Ueli Leuenberger: Është koha që një kandidat shqiptar të ulet në Parlamentin zviceran në Bernë

Zvicra

Ueli Leuenberger: Është koha që një kandidat shqiptar të ulet në Parlamentin zviceran në Bernë

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 19:50
Ueli Leuneberger

Parlamenti zviceran do të rinovohet plotësisht më 22 tetor 2023. 

Në këto zgjedhje janë edhe 30 kandidatë shqiptarë nga pothuajse secila parti politike që garojnë për ulëse në Prtalamentin zviceran (Këshillin Kombëtar).

Ky është numri më i madh i kandidatëve shqiptarë në ndonjë palë zgjedhje.

Ditë me parë gajte qëndrimit në kyreqytetin helvetik kyremnistri ashiptar i Kosovës ka takuar kandidatet shiqptarë.

Ai i ka uruar të gjithë kandidatëve suksese në fushatën zgjedhore dhe në ditën e zgjedhjeve.

Lidhur me zgjedhjet e 22 tetorit, se cfarë pret nga to dhe për kandidatët shqiptarë për gazetën zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka folur z.Ueli Leuneberger, baba dhe themelues i Universitetit Popullor Shqiptar ne Gjenevë (UPSH/UPA) që dikur ishte deputet nga Gjeneva në Parlamentin zviceran. 

Z. Luenberger sot nënkryetar i AVIVO, pas znj.Micheline Calmy-Rey është nder kontribuesit më të medhenj për Kosovën dhe shqiptarët në ballkan.

Më 22 tetor do të zhvillohen zgjedhjet për Këshillin e Shtetit në Zvicër.Çfarë prisni nga këto zgjedhje?

Leuenberger: Shpresoj që forcat politike që luftojnë vërtetë për drejtësi sociale dhe drejtësi klimatike të jenë më të shumta në të dyja dhomat.

Në këto zgjedhje marrin pjesë 30 kandidatë nga të gjitha partitë nga 26 kantone. Mendoni se do të fitojë një kandidat shqiptar?

Leuenberger: Është koha që një kandidat nga komuniteti shqiptar të ulet në Bernë. Por ju lutem jo një UDC!

Si zakonisht, UDC po bën fushatë në kurrizin e shqiptarëve, duke i konsideruar si “dele të zeza”, komenti juaj?

Leuenberger: Ajo që është e tmerrshme është se ata vazhdojnë fushatën e urrejtjes kundër emigrantëve, pra edhe shqiptarëve dhe në të njëjtën kohë duan që shqiptarët me kombësi zvicerane të votojnë për ta.Është gjithashtu e pabesueshme dhe e trishtueshme që kosovarët gjenden si kandidatë në listat e UDC-së.

Si e vlerësoni vizitën e Albin Kurtit në Zvicër, veçanërisht takimet e tij me deputetë dhe deputetë të PS-së në prag të zgjedhjeve?

Leuenberger:  Partia e Albin Kurtit dhe PS kanë marrëdhënie të mira mes tyre. Por kosovarët zviceranë duhet të kujtojnë se nuk është vetëm PS që i ka mbështetur dhe i mbështet. Shumë të Gjelbër, si unë, kanë qenë dhe mbeten mbështetës të rëndësishëm të çështjes shqiptare. Unë e kam mbështetur që në fillim.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat