Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka njoftuar se janë hapur të gjitha qendrat e votimit në Komunën e Podujevës dhe atë të Mitrovicës Veriore.
“Sipas raportimeve të komisioneve të zgjedhjeve në këto dy komuna, njoftojmë se janë hapur me kohë të gjitha qendrat e votimit.
Në komunën e Podujevës të drejtë votë kanë mbi 87 mijë qytetarë ndërsa në Mitrovicën Veriore mbi 23 mijë”, ka thënë Elezi.
Ai ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat anti-Covid.