Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë Agim Veliu, ka bërë të ditur se LDK i ka humbur zgjedhjet në Podujevë.
Veliu këtë e bëri të ditur në një konferencë për media.
Ai tha se ky është vullnet i sovranit.
“Ne sapo i morëm të dhënat nga Komisionerët dhe Vëzhguesit tanë. Ne i kemi humb këto zgjedhje. Ky është vendimi i sovranit. Kur sovran flet ne duhet të heshtim. Ne jemi në pritje të rezultatit final, sepse këto janë preliminare. Po ne e kemi bërë punën tonë aq sa kemi mundur. Ky është vullneti i popullit”.
“Ne do t’i pranojmë zgjedhjet. Po unë besoj shumë që në çfarëdo zgjedhjesh tjera, Lidhja Demokratike e Kosovës do të rikthehet sepse ka anëtarësi dhe potencial. Ne do të vazhdojmë të punojmë ashtu sikur gjatë këtyre viteve, që deri tash ka qenë fitues i këtyre zgjedhjeve”.
Ministri i Punëve të Brendshme tha se Lëvizja Vetëvendosje është dëshmuar se nuk di të qeverisë.
“Nuk kam asnjë koment. Ata u provuan me 50 ditëshin. Ata bëjnë propaganda dhe joshin. Shumë shpejtë qytetarët e Kosovës dhe Podujevës do të provohen se nuk dijnë të qeverisin”.