Ish diplomati shqiptar, Shaban Murati, ka bërë një pyetje 1 milion dollarëshe.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka pyetur se si shpjegohet që në Shqipëri gjatë 30 viteve të tranzicionit demokratik, nuk është kapur dhe dënuar as edhe një spiun serb dhe grek, dhe as në Kosovë që nga viti 1999 i çlirimit dhe që nga viti 2008 i pavarësisë nuk është kapur dhe dënuar as edhe një spiun serb, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se janë dy mundësi, ose Serbia dhe Greqia janë penduar dhe kanë hequr dorë tërësisht dhe përfundimisht nga veprimtaria agjenturore në Shqipëri dhe në Kosovë, ose...!
Postimi i tij i plotë:
Një pyetje 1 milion dollarëshe
Si shpjegohet që në Shqipëri gjatë 30 viteve të tranzicionit demokratik nuk është kapur dhe dënuar as edhe një spiun serb dhe grek, dhe as në Kosovë që nga viti 1999 i çlirimit dhe që nga viti 2008 i pavarësisë nuk është kapur dhe dënuar as edhe një spiun serb???
Dy mundësi janë: ose Serbia dhe Greqia janë penduar dhe kanë hequr dorë tërësisht dhe përfundimisht nga veprimtaria agjenturore në Shqipëri dhe në Kosovë, ose...