AGK dënon sulmin ndaj gazetarit, Valon Syla

Aktuale

AGK dënon sulmin ndaj gazetarit, Valon Syla

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK ka dënuar ashpër sulmin fizik në drejtim të gazetarit, Valon Syla.

Një video e cila po qarkullon në rrjetet sociale, Syla shihet duke u grushtuar nga një person i panjohur.

Në lidhje me rastin, AGK-ja ka kontaktuar Policinë e Kosovës, të cilët kanë konfirmuar se kanë pranuar informatën për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

“Sot rreth orës 12:05, kemi pranuar informatën se në lagjen Pejton është sulmuar gazetari. Njësia policore ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar përmes telefonit me gazetarin, i cili ka deklaruar se për momentin nuk ka nevojë për trajtim mjekësor. Jemi duke e pritur për të marrë informata të tjera”, ka thënë Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për AGK-në, Baki Kelani.

AGK kërkon nga organet e drejtësisë që sa më shpejtë t’i hetojnë motivet e sulmit dhe ta zbardhin këtë rast, i cili në themel dëmton lirinë e shprehjes dhe medias.

Secili sulm në drejtim të gazetarëve është sulm ndaj fjalës së lirë dhe demokracisë në vend. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat