Bekim Jashari kryetar i komunës së Skenderajt e ka publikuar një foto në Facebook derisa mban në duar një kornizë me fotografinë e babait të tij, legjendarit Hamëz Jashari.
Ai i jep një premtim që gjithmonë do e ndjek rrugën e tij dhe të komandantit, Adem Jashari.
“Gjithmonë hapave të tu babush! Asnjëherë nuk do t'a lëshoj rrugën tënde e t’balit Adem”, ka shkruar Bekim Jashari në Facebook.
Ky publikim i tij ka marrë shumë komente dhe pëlqimin e shumë qytetarëve në Facebook./Bota sot