Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli, ka dhënë një mesazh për zgjedhjet e reja, që pritet të mbahen së shpejti në Kosovë.
Ai ka thënë se ardhmëria varet nga ajo që bëhet sot, duket votuar për ndryshimin progresiv ose vendnumërimin regresiv, përcjell Bota sot.
“Ardhmëria varet nga ajo që bëni sot. Ndryshim progresiv apo vendnumërim regresiv”, ka shkruar deputeti Avdyli në një postim në Facebook.
Avdyli njihet si përkrah i ushtrueses së detyrës së presidentes Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e reja, pritet të garojë me iniciativën e saj qytetare, pjesë e së cilës do të jenë edhe disa nga deputetët e LDK-së./BS