Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj i është bashkuar aktivisti nga Prekazi, Shqiprim Kodra.
Këtë e ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj.
“Sot u bashkua me ne Shqiprim Fadil Kodra, një aktivist i dalluar nga Prekazi i Skenderajt. Për mua dhe kolegët e mi është nder ta vazhdoj traditën e hershme me këtë familje të nderuar, të cilët ishin konaku im në kohë të vështira. Gjeneral Fadil Kodra njihet si krahu i djathtë i Heronjve Jashari dhe bashkëluftëtar i shumë të tjerëve që e nisën luftën tonë të lavdishme.
Na priftë e mbara Shqiprim”, ka shkruar Haradinaj.