Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë të ditur disa vendime që janë marrë gjatë ditës së djeshme në kryesinë e partisë.
Në një konferencë për media, Hoxhaj, tha se është marrë vendim që garës për deputetë t’i futen të gjithë anëtarët e Kryesisë së PDK-së dhe deputetët aktualë.
“Kryesia e PDK-së në mbledhjen që kemi mbajt dje ka marrë vendim që të gjitha anëtarët që janë pjesë e Kryesisë, të jenë pjesë e listës zgjedhore për deputet. Të gjithë deputetët e PDK’së janë pjesë e listës, të gjithë kryetarët aktual të komunave që udhëhiqen nga PDK-ja garojnë për zgjedhjet lokale kur mbahen në fund të vitit. Çdo kryetar i Degës së PDK’së duhet të jetë pjesë e listës zgjedhore”, ka thënë Hoxha.
Këto komente Hoxhaj i bëri në prezantimin e aderimit në PDK, të politologut Ardian Kastrati.