Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, përmes një videomesazhi ka bërë thirrje mërgatës për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Kosova s’mund të paramendohet pa ju. Pa mërgatën tonë e cila i doli në ndihmë shtetit në cdo ditë të përpjekjes për liri.
Mërgata është frymëzim dhe përpjekje për një Kosovë më të mirë”, ka thënë Osmani.
Osmani ka nënshkruar një marrëveshje me Albin Kurtin ku po synon të bëhet Presidente.