Partia Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se Lutfi Bilalli i është bashkuar kësaj partie.
Përmes një postimi në Facebook, PDK-ja ka njoftuar se Lutfi Bilalli ka qenë i angazhuar në jetën politike të diasporës shqiptare dhe ka dhënë një kontribut të veçantë në senzibilizimin e çështjes kombëtare.
“Programit të Rimëkëmbjes iu bashkua edhe Lutfi Bilalli. Kryetari dhe kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj e mirëpriti atë dhe i uroi mirëseardhje në familjen e madhe të PDK-së!Lutfi Bilalli ka qenë i angazhuar në jetën politike të diasporës shqiptare dhe ka dhënë një kontribut të veçantë në senzibilizimin e çështjes kombëtare. Në zgjedhjet lokale të vitit 2007 dhe vitit 2017, ai ishte kandidat për kryetar komune për qytetin e Vushtrrisë. Ka magjistruar në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci dhe tani ndjek doktoratën në një universitet ndërkombëtar. Bilalli do të jetë një nga zërat më të fuqishëm të zhvillimit e përparimit të vendit”.
Ja njoftimi:
Programit më të mirë të Rimëkëmbjes iu bashkua edhe Lutfi Bilalli. Kryetari dhe kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj e mirëpriti atë dhe i uroi mirëseardhje në familjen e madhe të PDK-së!
Lutfi Bilalli ka qenë i angazhuar në jetën politike të diasporës shqiptare dhe ka dhënë një kontribut të veçantë në senzibilizimin e çështjes kombëtare. Në zgjedhjet lokale të vitit 2007 dhe vitit 2017, ai ishte kandidat i AAK-së për kryetar komune për qytetin e Vushtrrisë. Ka magjistruar në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci dhe tani ndjek doktoratën në një universitet ndërkombëtar. Bilalli dhe të gjithë ata që po i bashkohen PDK-së çdo ditë, do të jenë zërat më të fuqishëm të zhvillimit e përparimit të vendit!
Mirë se erdhe në PDK, Lutfi!
#Rimëkëmbje
#Rimëkëmbje