Tani që jemi afër zgjedhjeve parlamentare, sondazhe nga kompani të ndryshme po qarkullojnë lidhur se cila parti politike do të i fitojë këto zgjedhje.
Juristi Dastid Pallaska, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka përqeshur kompanitë dhe mediat të cilat po i bëjnë këto sondazhe.
"Me i arsyetu këto sondazhe në televizion është tallje publike.
Edhe nëse e gjithë kjo marrëzi mediale i pëshkruhet joprofesionalizmit dhe jo keqbesimit, rezultati është tejet i dëmshëm - frikësimi dhe detyrimi i votuesit të rreshtohet prapa “fituesit” të projektuar për t’i shpëtuar ndëshkimit nga regjimi i ri. Një profeci tipike vetëpërmbushëse!", shkroi Pallaska, përcjell "Bota sot".
Postimi i plotë
Me publiku’ sondazhe (i) që janë përgatitur/mbikëqyrur nga persona që janë në garë dhe kanë konflikt të hapur të interesit; apo (ii) sondazhe gjysmake për disa komuna në rast të zgjedhjeve parlamentare është papërgjegjësi totale.
Me i arsyetu këto sondazhe në televizion është tallje publike.
Edhe nëse e gjithë kjo marrëzi mediale i pëshkruhet joprofesionalizmit dhe jo keqbesimit, rezultati është tejet i dëmshëm - frikësimi dhe detyrimi i votuesit të rreshtohet prapa “fituesit” të projektuar për t’i shpëtuar ndëshkimit nga regjimi i ri. Një profeci tipike vetëpërmbushëse!
Me këtë diskurs helmues, do të kemi zgjedhje me AKLAMACION, e cila - për arsyet më sipër - ishte metodë e preferuar e “zgjedhjeve” në sistemet totalitare.
Për të ruajtur shëndetin mendor dhe për të mbrojtur bindjen politike nga ky sulm i paprecedentë ndaj votës së lirë, është e donosdoshme të injorohet ky spektakël medial pa shije.
Kosova është e vogël. Të gjithë njihemi me njëri tjetrin. Nuk kemi nevojë për sondazhe e as analiza koti për të vendosur se për kë do votojmë me 14 shkurt.