Sot edhe zyrtarisht është hapur Ambasada e Kosovës në Izrael.
Lidhur me këtë ka folur zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës Driton Selmanaj.
Selmanaj tha se asnjë e keqe Kosovës nuk do t’i vijë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“E rëndësishme është që çdo pikë dhe çdo presje e asaj marrëveshje të jetësohet. Asnjë e keqe kurrë nuk i ka ardhur Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë qasje duhet ta kenë të gjithë. Ajo marrëveshje duhet të respektohet. Është për të mirën e Kosovës. Dhe mendoj që marrëveshja e tjetër që do të vijë po në Washington, do të përfundojë me njohje reciproke”.