Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka kërkuar që familjarët e të burgosurëve në Hagë të jenë prioritet i shteti per vaksinimin kunder covid 19.
Duke qenë i vetëdijshëm për vështirësitë e qarkullimit nga Kosova drejt vendeve të BE-së për shkak të pandemisë me COOVID-19 dhe faktit që për gjashtë muaj Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Sali Mustafa, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati nuk kanë mundur të ralizojnë njërën nga të drejtat themelore të drejtave të njeriut: vizita e familjarëve të tyre, mendoj se krahas kategorive të rrezikuara për shkak të moshës apo sëmundjeve të ndryshme, në kategorinë e njerëzve që duhet të kenë përparësi në vaksinimin kundër këtij virusi duhet të jenë edhe familjarët e personaliteteve të lartpërmendura!, ka shkruar Sherifi.
Ai gjithashtu ka pasur kritika sa i përket vaksinimit të Kryeministrit, Albin Kurti i cili u vaksinua i pari.
Sherifi ka folur më shumë rreth kësaj çështje.
Për të ndjekur interistën e plotë klikoni në linkun më poshtë: