Exit Poll-et e publikuara nga ora 19:00, pak para publikimit të rezultateve preliminare të zgjedhjeve komunale, kanë sjellë një atmosferë të zymtë në zyret e AAK’së në Mitrovicë.
Sipas rezultateve të Exit Poll, përkundër pritshmërive, Gjakova do të shkojë në balotazh, duke e vënë kryetarin aktual të saj, Ardian Gjinin, njëherësh edhe kandidatin e AAK’së për kryetar, nën 50 për qind.
Sipas Exit Poll-it të Ubo Consulting, në Gjakovë me rezultat prin Ardian Gjini i AAK-së, me 48% të votave.
Teksa e dyta është renditur Mimoza Kusari Lila me 34.1%.