Krasniqi në Tiranë: Intensifikimi i bashkëpunimit Kosovë - Shqipëri duhet të jetë prioritet shtetëror

Aktuale

Krasniqi në Tiranë: Intensifikimi i bashkëpunimit Kosovë - Shqipëri duhet të jetë prioritet shtetëror

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 12:03
Memli Krasniqi dhe Lindita Nikolla

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri ka takuar sot Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikollën.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se me kryetaren Nikolla kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë dhe për mundësinë e krijimit të platformave të përbashkëta të veprimit.

"Partia Demokratike e Kosovës e konsideron prioritet shtetëror intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në të gjitha fushat, andaj do të vazhdoj të luaj rol qendror në këtë drejtim.

Dy shtetet tona duhet të jenë bashkë e më të forta, në rrugën e integrimit euro-atlantik", theksoi Kransiqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat