Mëngjesi i së enjtes i ka gjetur të papërgaditur qytetarët e Kosovës. Një lajm i përfolur në dy ditët e fundit, doli të jetë i vërtetë.
Çmimi i vajit nëpër marketet në Kosovë ka shënuar rritje enorme, duke u shitur për 3.49 euro për litër.
Dallimi është i madh në çmim edhe me shtetet e rajonit. Përderisa i njëjti vaj në Kosovë shitet për 3.49 euro, në Maqedoni çmimi i tij është 90 denarë ose 1.64 euro për litër.
Dyfishimi i çmimit të vajit ka goditur xhepin e qytetarëve të cilët kanë krijuar panik dhe shumë prej tyre edhe janë duke bërë blerje të pakontrolluara.