Ish deputetja e VV-së: Qeveria të ndajë subvencione për izolimin e shtëpive e jo të ndajë vitra për vitin e ri

Aktuale

Ish deputetja e VV-së: Qeveria të ndajë subvencione për izolimin e shtëpive e jo të ndajë vitra për vitin e ri

Nga: H.O. Më: 30 shtator 2022 Në ora: 08:23
Ilustrim/ Artane Rizvanolli

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Pantina në një postim të saj në Facebook ka komentuar propozimin e ministres Artane Rizvanolli, për izolimin e shtëpive.

Pantina shkruan se më serioz do të ishte ky vendim nëse do të thuhej se Qeveria ndanë 100 milionë euro për subvencionim.

Sipas saj, këto mjete do të ishin investim më i qëndrueshëm sesa subvencionimi i importit të rrymës dhe më i qëndrueshëm se sa në fund më i nda si vitra për vit të ri.

Postimi i plotë:

Propozimi i Ministres Rizvanolli per izolim te shtepive do ishte serioz nese do pasohej me nje vendim ku thujet se Qeveria ndane 100 milion euro per subvencionim. Me nje shume te tille do izoloheshin mbi 20 000 shtepi dhe do gjeneroheshin edhe disa vende pune ( edhepse perkohesisht). 100 milion euro per izolim te shtepive do ishte investim shume me i qendrueshem sesa subvencionimi i importit te rrymes, e shume fish me i qendrueshem se me i mbajt ne bank e ne fund me i nda vitra per vit te ri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat