Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e kritikoi Qeverinë e Kosovës për gjendjen në shëndetësi dhe mungesën e ministrit të këtij sektori.
Bajrami i tha kabinetit qeveritar le të punojnë në shtyrjen e proceseve të shëndetësisë përpara, derisa premtoi se nëse nuk ia lejon Ligji i Prokurimit Publik, le t’i sjellin vendimet në Kuvend dhe LDK do t’i mbështes.
“Mirëpo ne nuk mund t’ua zgjedhim ministrin e shëndetësisë. Ne mund t’ua propozojmë Haxhi Avdylin, por nuk besoj që na dëgjoni, u shpreh Bajrami.
Kësaj i reagoi vet deputeti i VV-së, Haxhi Avdyli, i cili tha se ka kaluar koha kur LDK ka pas mundësi të jap propozime për të.
Avdyli tha se nuk është në politikë për pozita por për kauza.