Ministrja Haxhiu flet për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve: Vendimi i Haradinajt ishte anti-ligjor

Aktuale

Ministrja Haxhiu flet për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve: Vendimi i Haradinajt ishte anti-ligjor

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 13:18
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se vendimi i djeshëm i Qeverisë për uljen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët është zhvlerësuar për shkak se në kohën e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ky vendim është konsideruar anti-ligjor.

Haxhiu ka thënë se Ligji i pagave do të bëjë nivelizim të pagave dhe si i tillë nuk mund të konsiderohet anti-kushtetues.

“Siç e dini në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, janë shfuqizuar dy Ligje dhe qëllimi i tyre është që të bëhet reforma në administratën publike dhe të mos bëhet dallime në paga”.

“Ligji pos që bën nivelizim e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorë, ky vendim e shfuqizon vendimin arbitrar të ish-Qeverisë Haradinaj. Ish-kryeministri Haradinaj ia kishte rritur vetës pagën dhe nuk e ka menduar se mund të ketë probleme në të ardhmen”, tha Haxhiu.

“Ligji i Pagave që ka shkuar në Kuvend, i rrit pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe nuk mund të mbahet një ligj që është në shpërputhje me ligjin”, tha tutje Haxhiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat