Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar vërshime në shumë zona të Kosovës.
Për pasojë shumë banorë e kanë pasur të vështirë lëvizjen, e në shumë rast është dashur edhe ndihma e ekipeve emergjente, policisë si dhe vullnetarëve për t’iu dal në ndihmë banorëve në evakuim.
E pa dëme nuk shpëtuan as dëmet infrastrukturore.
Dëme tash së fundi ka pasur tek ura në Liqenin e Badovcit.
Kjo u bë e ditur nga zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
“Ju lutemi të gjithëve që e frekuentojnë këtë rrugë të lëvizin me kujdes të shtuar”, tha ai.