Sot vendoset për hapat tutje të procedimit pas bastisjeve të policisë në Banjskë

Aktuale

Sot vendoset për hapat tutje të procedimit pas bastisjeve të policisë në Banjskë

Nga: Bota sot Më: 24 shtator 2023 Në ora: 07:46 Përditësuar në ora: 19:15 më 24.09.2023
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sveçla: Pas një numri të betejave, zyrtarët policorë e vunë nën kontroll territorin

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka qëndruar në vendin e ngjarjes, ku mbeti një polic i Kosovës i vrarë dhe një tjetër i plagosur.

Sveçla, bëri të ditur se pas kësaj zyrtarët e Policisë së Kosovës falë profesionalizimit e vunë gjithë territorin nën kontroll.

Ai gjithashtu potencoi se gjashtë sulmues janë arrestuar, dy nga ta janë të plagosur.

“Vizituam vendin e ngjarjes, ku pak pas orës tre të mëngjesit, grupe të armatosura sulmuan patrullën tonë policore, meqë rast vranë rreshterin tonë Afrim Bunjaku”, u shpreh Sveçla.

Po ashtu kishim një zyrtarë tjetër të plagosur dhe një të lënduar”.

“Pas kësaj përgjigjja e zyrtarëve policorë të Kosovës ishte e menjëhershme, profesionale për një kohë relativisht të shkurtër e vendosën gjithë këtë territor në kontroll, ajo u bë pas një numri të betejave, ku kishim edhe një zyrtar tjetër të lënduar lehtë”.

“Me këtë rast ne kemi po ashtu gjashtë të arrestuar dy nga ta të plagosur me uniformë të armatusur dhe katër të tjetër me radiolidhje, dhe së paku tre sulmues të vrarë për të cilët janë duke u bërë procedura e identifikimit”.

“Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të jashtëzakonshme të armatimit të rëndë këmbësorie eksploziv, logjistikë, ushqime pajisje për barrikada, lirisht mund të themi që ishin pajisje për disa qindra sulmues të tjerë”.

Dyshohet se është gjetur sasi e madhe e armatimit brenda manastirit ku po qëndrojnë agresorët

Pak më parë, u raportua se Njësia Speciale ka hyrë brenda në manastirit të Banjskës në Zveçan.

Burimet nga veriu bëjnë të ditur se është gjetur sasi e madhe e armatimit brenda manastirit ku është ngujuar grupi kriminal i armatosur në komunën e Zveçanit.

Po ashtu, informacionet e para bëjnë të ditur se një veturë e tipit xhip me ngjyrë ushtarake dhe 4 motorra me 4 rrota kanë rënë në duart e Policisë.

Sipas informacioneve të para, një sulmues i plagosur që u kap nga Policia është lutur që t’i shpëtohet jeta derisa ka deklaruar se ka edhe persona të tjerë të plagosur.

Raportohet se Njësia Speciale ka hyrë brenda manastirit të Banjskës

Po vazhdon të jetë situatë e tensionuar në Banjskë të Zveçanit pasi agresorët po qëndrojnë ende brenda manastirit.

Siç raportohet, Njësia Speciale ka hyrë brenda në manastirit.

Kujtojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit, një grup i organizuar dhe i armatosur ka hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Ku si pasojë një polic ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Policia del me informacion zyrtar, ja sa sulmues u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit

Policia e Kosovës ka njoftuar se në zonën e fshatit Banjska situata e sigurisë vazhdon të qëndrojë e tensionuar, po ashtu sulmet me armë zjarri ndaj njësiteve policore po vazhdojnë në intensitet të njëjtë, varësisht nga lëvizjet e grupeve kriminale.

“Veprimet policore po realizohen sipas planifikimeve dhe zhvillimeve në terren, duke u përgjigjur në vetëmbrojtje ndaj sulmeve të adresuara ndaj zyrtarëve policorë, të cilëve po iu rrezikohet jeta e tyre e drejtpërdrejtë”, thuhet në komunikatë..

Policia raporton se sipas informatave zyrtare nga terreni gjatë shkëmbimit të zjarrit konfirmohet vrasja edhe e dy sulmuesve të tjerë, të cilët kanë qenë të maskuar, të uniformuar dhe të armatosur rëndë, e po ashtu konfirmohet edhe arrestimi i një sulmuesi të uniformuar dhe të armatosur.

Si pasojë e sulmeve një zyrtar policor i PK-së ka pësuar lëndime kryesisht të lehta.

Gjatë veprimeve policore në një lokacion banimi i cili është përdorur nga sulmuesit, janë gjetur pajisje logjistike, mjete të dyshuara ushtarake, uniforma ushtarake si arme dhe municion të kalibrave të ndryshëm.

Po ashtu njësitet policore gjatë ushtrimit të pikë kontrollit rutinë të automjeteve, në zonën e fshatit Rudare ka ndaluar katër persona të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve, të cilët dyshohet se ndërlidhen me grupet kriminale, ku të gjitha veprimet e mëtejme ndaj tyre do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në komunikatë.

Policia thotë se informacionet zyrtare të deritanishme konfirmojnë vrasjen e tre sulmuesve, arrestimin e një sulmuesi, arrestimin e katër personave të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve, si dhe identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armeve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme.

Policia e Kosovës vazhdon t’iu bëjë thirrje grupeve kriminale që të dorëzohen para organeve të drejtësisë dhe njëkohësisht fton qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit, në interes të qetësimit të situatës dhe sigurisë së përgjithshme.

Hetimet dhe ekzaminimi i vendit të ngjarjes po vazhdon në bashkëpunim dhe koordinim me të gjitha institucionet relevante, përfshirë Inspektoratin Policor të Kosovës.

Kujtojmë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë në konferencë për media se e diela është ditë e rëndë për Kosovën.

“Vrasja e tij [zyrtarit policor] duhet të kthehet në angazhim edhe më të shtuar në luftimin e bandave, strukturave ilegale, krimit e terrorizmit, që e cenojnë sigurinë qytetarëve dhe rendin kushtetues”.

Ai ka thënë se sulmet në zonën ku është vrarë zyrtari policor, janë duke vazhduar akoma.

"Janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtarakë e policë, të cilët ndodhen nën rrethimin e forcave tona policore dhe të cilët i ftoj që të dorëzohen te organet tona të sigurisë”.

Shkon në tetë numri i terroristëve të vrarë

Agim Musliu nga Instituti për Studime të Kërcënimeve Hibride, OCTOPUS ka thënë se ka shkuar në 8 numri i terroristëve të vrarë, të cilët ishin të mbyllur në Manastirin e Banjskës në Zveçan.

Deri më tash Policia e Kosovës ka raportuar për vetëm një terroristë të vrarë.

Ndërkaq, Musliu nga OCTOPUS ka thënë se brenda manastirit ka Rusë, së bashku me #terroristët serbë brenda në veri të Kosovës!

Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit, një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka mbetur i vrarë, ndërsa një tjetër i plagosur.

Edhe një sulmues i vrarë në veri, gjenden dy trupat e tyre

Është vrarë edhe një sulmues tjetër në Banjskë të Zveçanit.

Burime të medias bëjnë të ditur se të dy të vrarëve tashmë i janë gjetur trupat e pajetë.

Raportohet se edhe një polic i Kosovës është plagosur

Shkëmbimi i zjarrit në mes të Policisë dhe grupit të armatosur deri në “dhëmbë” mëngjesin e sotëm në veri të vendit, dyshohet se ka rezultuar edhe me të vrarë nga ana e sulmuesve.

Kështu kanë bërë me dije sinjalizues nga veriu dhe një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga organet e sigurisë.

Burimet bëjnë të ditur se dyshohet se një zyrtar i Policisë është plagosur derisa gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Ndërkohë, më parë Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitet policore konform situatës dhe rrezikut të shfaqur nga sulmet sporadike të grupeve kriminale, në vetëmbrojtje të tyre dhe të qytetarëve të asaj zone, janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen grupeve kriminale, ku referuar informacioneve të deritanishme, një nga sulmuesit është vrarë.

Sot u raportua po ashtu se brenda në manastirin në Banjskë janë disa persona të maskuar e të armatosur, anëtarë të grupit kriminal që po kryen sulme ndaj Policisë, që sipas Kurti janë gjithsej 30.

Gjithçka dyshohet se nisi në orën 2:45 të mëngjesit, në Mitrovicë të veriut njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi e njëjta është bllokuar.

Njësitë e rendit të Stacionit Policor Zveqan, pas pranimit të informacionit i janë përgjigjur rastit dhe janë nisur me tri njësi në drejtim të lokacionit dhe posa kanë mbërri në afërsi të vendit ku është raportuar bllokada, njësitë policore kanë hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë.

Njësitet policore në vetëmbrojtje i janë përgjigjur sulmit dhe kanë arritur që ta zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e policëve të qëlluar me armë zjarri.

KFOR-i i gatshëm të reagojë në veri, nëse kërkohet

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë se Policia e Kosovës e ka përgjegjësinë fillestare për menaxhim të incidentit në veri dhe e ka dënuar ashpër sulmin ndaj pjesëtarëve të këtij institucioni.

Për pasojë, një zyrtar policor është vrarë dhe dy tjerë janë plagosur.

“KFOR-i vazhdon ta vëzhgojë prej afër situatën në Banjskë, dhe trupat e KFOR-it janë prezentë në këtë zonë, të gatshëm të reagojnë, nëse kërkohet.

Komandanti i KFOR-ut është në kontakt direkt me të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë, përfshirë Bashkimin Evropian, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së Serbisë dhe institucionet e Kosovës, dhe është duke punuar për ta gjetur një zgjidhje”, është thënë në deklaratë.

Një zyrtar i Policisë së Kosovës, me inicialet A.B, është vrarë në orët e para të së dielës në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Po ashtu, sipas Policisë, si pasojë e sulmit është plagosur një zyrtar policor dhe një tjetër është lënduar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur sulmin si terrorist, duke thënë se krimi i organizuar me “mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë”.

"Janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtarakë e policë, të cilët ndodhen nën rrethimin e forcave tona policore dhe të cilët i ftoj që të dorëzohen te organet tona të sigurisë”./REL

E konfirmon Policia e Kosovës: Njëri nga sulmuesit është vrarë

Shkëmbimi i zjarrit në mes të Policisë dhe grupit të armatosur deri në “fyt” mëngjesin e sotëm në veri të vendit, dyshohet se ka rezultuar edhe me të vrarë nga ana e sulmuesve. Kështu kanë bërë me nga veriu dhe një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga organet e sigurisë.

Në njoftimin e lëshuar nga Policia thuhet se njësitet policore konform situatës dhe rrezikut të shfaqur nga sulmet sporadike të grupeve kriminale, në vetëmbrojtje të tyre dhe të qytetarëve të asaj zone, janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen grupeve kriminale, ku referuar informacioneve të deritanishme, një nga sulmuesit është vrarë.

Njoftimi i ri i Policisë:

Situata në Veri të vendit, konkretisht në zonën e fshatit Banjska vazhdon të jetë e tensionuar, grupet kriminale kohë pas kohe po sulmojnë me armë zjarri njësitet policore në teren, të cilat edhe përkundër sulmeve ndaj tyre po vazhdojnë angazhimin duke krijuar perimetër të sigurisë, në interes të qetësimit të situatës, ofrimit të sigurisë dhe sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.

Sulmuesit profesional në numër të konsiderueshëm, të maskuar e të uniformuar me uniforma të ndryshme, të armatosur me armë të rënda, granata, mjete ushtarake (zolla), disa mjete të blinduara, po shfrytëzojnë hapësira dhe objekte të ndryshme, private, përfshirë në dhe përreth manastirit në Banjska, për të kryer lëvizje, strehim dhe pozicionim për gjuajtje me armë zjarri ndaj njësiteve policore të PK-së.

Njësitet policore konform situatës dhe rrezikut të shfaqur nga sulmet sporadike të grupeve kriminale, në vetëmbrojtje të tyre dhe të qytetarëve të asaj zone, janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen grupeve kriminale, ku referuar informacioneve të deritanishme, një nga sulmuesit është vrarë.

Referuar situatës dhe rrethanave të krijuara, Policia e Kosovës për shkaqe sigurie ka mbyllur për qarkullim kufitar dy vendkalimet kufitare në veri (Jarinje dhe Bërnjak), andaj fton të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim si dhe të shmangun daljet dhe lëvizjet e tyre në atë rajon/zonë.

Bashkëpunimi dhe koordinimi i Policisë së Kosovës me institucionet kompetente vendore dhe ndërkombëtare po vazhdon, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së kryerësve të sulmeve të vazhdueshme ndaj zyrtarëve policorë dhe njëherit fton ata që të dorëzohen para organeve të rendit.

30 sulmues të armatosur ndodhen në Manastrin e Banjskës, janë të rrethuar nga Policia

Vrasja e një polici të Kosovës gjatë natës dhe plagosja e një tjetri në veri të vendit, ka nxitur reagime të shumta në vend. Por saga e sulmit në orët e hershme të mëngjesit nuk ka përfunduar ende.

Media mëson nga burime ndërkombëtare se rreth “30 sulmues të armatosur janë barrikaduar në Manastirin e Banjskës dhe janë të pajisur me armë të rënda”.

Po siaps këtre burimeve ndërkombëtare të sigurisë, “ky grup është i izoluar dhe mbetet e çuditshme pse janë barrikaduar brenda një objekti fetar kur kanë pasur mundësi të largohen”.  

“Duket se kanë një qëlim politik përtej sulmit terrorist ndaj policisë” thonë burimet. 

Të njëjtat burime i kanë thënë Kanal 10 se “KFOR-i dhe EULEX-i nuk kanë shprehur interes për të ndërhyrë meqë nuk përbëjnë cenim të sovranitetit të Kosovës. I mbetet policisë së Kosovës të merret më tutje me këtë rast”. 

Kanal 10 mëson po ashtu se zona përreth Manastrit është e barrikaduar dhe e rrethuar nga Policia e Kosovës dhe se që nga orët e hershme të mëngjesit diplomatë të lartë të sigurisë janë dukuar komunikuar me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq.  

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat