Lulzim Hetemi: Kur të më merr malli me shku në shtëpi, shkoj

Aktuale

Lulzim Hetemi: Kur të më merr malli me shku në shtëpi, shkoj

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 18:46
Lulzim Hetemi

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka thënë se është takuar me djalin dhe vajzën e vogël, por jo të tjerët.

“Takimet me familje, përpos me djalin dhe çikën e vogël që na kanë vizitu këtu brenda ditës me punëtorë, takime me familjarë tjerë s’kam pas.

Ai u pyet nëse e ka marrë malli të shkojë në shtëpi.

“Jo, kur t’më merr malli shkoj unë kur të du”, tha ai.

Hetemi tha se nuk lëshon pe.

“E apeloj kryeministrin dhe Qeverinë e Kosovës dhe të gjithë njerëzit që të mos lësjojnë pe, sepse Banjska ka ndryshuar gjithçka në favor të Kosovës”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat