Janë arrestuar aktivistët e PSD-së në Bibliotekën Kombëtare derisa po prisnin ministren Arbërie Ngavci, për t’ia dhënë “librezën e notave”.
Aktivistët e arrestuar janë Nol Nushi, Gëzon Kastarti dhe Frashër Demaj.
Ata bënë një aksion simbolik brenda bibliotekës, duke vendosur një librezë imituese në emër të ministres Nagavci.
PSD-ja në në librezë ka vendosur disa nota, që sipas tyre, tregojnë vlerësimet e arritjeve në mandatin e saj si ministre e Arsimit.
Me ketë rast, Nol Nushi ka thënë se me këtë po tregojnë se kush po e udhëheq arsimin në Kosovë.