Anton Berisha për Mimoza Kusarin: Bashkëpunëtore e zellshme e strukturave shtetërore e kriminale të Serbisë

Aktuale

Anton Berisha për Mimoza Kusarin: Bashkëpunëtore e zellshme e strukturave shtetërore e kriminale të Serbisë

Nga: H.O. Më: 3 qershor 2024 Në ora: 21:22
Anton Berisha/ Mimoza Kusari

Anton Berisha, ish-zv.ministri i Jashtëm i Kosovës, ka thënë se derisa Mimoza Kusari ҫdo ditë kërkonte që të tërhiqej Anton Berisha nga detyra e ambasadorit në Slloveni, tani u zbulua që është bashkëpunëtore e strukturave kriminale të Serbisë.

Ai shkruan se ka deklaruar edhe më parë që koha do t’i zbuloj këta pseudopatriot që kanë përdorur gjuhën e ndryë ndaj lëvizjeve shqiptare, me në krye Presidentin historik, Ibrahim Rugova.

Postimi i plotë:

Mimoza Kusari, që dilte pothuajse çdo javë në konferenca shtypi me kërkesen patriotike e interesin shtetëror që të tërhiqet Anton Berisha nga detyra e ambasadorit në Slloveni, tash po zbulohet publikisht në atë që ka qenë e qartë për mua që moti, se është një bashkëpunëtore e zellshme e strukturave shtetërore e kriminale e Serbisë.

Siç e kam thënë që atëherë, koha do t’i zbulojë një nga një këta pseudopatriotë që kanë përdorur gjuhën e ndytë dhe metodat e dhunshme për të goditur idenë dhe lëvizjen shqiptare e demokratike me në krye dr. Rugoven.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat