Osmani dhe Hargreaves diskutojnë përgatitjet për Samitin e Komunitetit Politik Evropian

Aktuale

Osmani dhe Hargreaves diskutojnë përgatitjet për Samitin e Komunitetit Politik Evropian

Më: 15 korrik 2024 Në ora: 16:02
Vjosa Osmani dhe Jonathan Hargreaves

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves ku kanë diskutuar përgatitjet për Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Në njoftimin e Presidencës, thuhet se Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në këtë samiti, i cili do të mbahet në Blenheim Palace në Mbretërinë e Bashkuar.

Në njoftim thuhet se Osmani dhe Hargreaves kanë diskutuar për temat që do të trajtohen në këtë Samit, përfshirë nevojën e përpjekjeve kolektive për ta mbrojtur demokracinë, si dhe për kontributin e Kosovës në këto tema.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për përgatitjet për Samitin e Komunitetit Politik Evropian, si dhe për bashkëpunimin bilateral midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat