Policia konfirmon vrasjen në Prishtinë

Aktuale

Policia konfirmon vrasjen në Prishtinë

Më: 20 gusht 2024 Në ora: 21:12
Foto ilustrim

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar vrasjen që ka ndodhur në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.

Ahmeti ka bërë të ditur se e dyshuara është vetëdorëzuar në polici dhe se tashmë është duke u punuar për të sqaruar rrethanat e rastit.

“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.

“Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person dyshuara: -N.M. femër. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, thuhet në konfirmim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat