Kryetarja e Preshevës Ardita Sinani ka akuzuar Beogradin zyrtar se po vazhdon spastrimin etnik të shqiptarëve të Luginës përmes pasivizimit të adresave dhe ka paralajmëruar se lidhur me këtë çështje do t’iu drejtohen institucioneve ndërkombëtare të drejtësisë.
Sinani në Facebook ka bërë të ditur se Gjykata Kushtetuese e Serbisë ka refuzuar ankesën e Safet Demirit nga Medvegja për kthimin e adresës.
“Përveç legjitimimit të diskriminimit të skajshëm rreth pasivizimit, Gjykata Kushtetuese, me një vendim antikushtetues si ky, po punon në dekurajimin e shqiptarëve të Luginës në betejën e tyre për drejtësi e barazi. Sadik Demiri është shembulli më i mirë i diskriminimit që po ua bënë shqiptarëve Serbia, e në të njëjtën kohë edhe shembull se si nuk duhet të dorëzohemi”, ka shkruar Sinani.
Sinani ka paralajmëruar se do të kërkojnë drejtësi në institucionet ndërkombëtare të drejtësisë.
“Andaj, kur Serbia, nëpërmjet organit të saj më të lartë të drejtësisë po vazhdon avazin e vjetër, shqiptarëve të Luginës u mbetet që drejtësinë ta kërkojnë në institucionet ndërkombëtare të drejtësisë. Nga atje do ta mundim diskriminimin e Serbisë dhe po atje do të vendosim drejtësinë”.