Hamza e Rama takohen në prag të 28 Nëntorit

Aktuale

Hamza e Rama takohen në prag të 28 Nëntorit

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 17:53
Foto nga vendngjarja

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Badri Hamza, ka takuar sot kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Me anë të një postimi në Facebook, Hamza shprehet se takimi u bë në prag të festës së madhe të 28 Nëntorit.

“Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi qenë gjithmonë, për ta nderuar trashëgiminë dhe për të punuar së bashku për të ardhmen tonë. Kur Kosova dhe Shqipëria janë mirë, #mamirë janë të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë!”, shkroi Hamza në postimin e tij.

E nga PDK theksuan se Hamza ka takuar gjatë ditës edhe presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat