Gërvalla shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik në SHBA

Aktuale

Gërvalla shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik në SHBA

Më: 30 janar 2025 Në ora: 19:37
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar pas aksidentit tragjik në kryeqytetin amerikan, ku humbën jetën shumë persona.

"Me tronditje dhe pikëllim të madh kemi mësuar për aksidentin tragjik në kryeqytetin e SHBA-së, i cili mori kaq shumë jetë të pafajshme. Zemrat tona janë me familjet e viktimave dhe me popullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne qëndrojmë me ju," ka shkruar Gërvalla.

Autoritetet besojnë se të gjithë personat që ishin në bordin e avionit të kompanisë American Airlines që u përplas me helikoterin Black Hawk të Forcave të Armatosura amerikane ndërsa po i afrohej pistës së uljes në aeroportin kombëtar të Uashingtonit “Reagan” kanë vdekur.

Në lumin Potomak, në afërsi të aeroportit ku ranë avioni dhe helikopteri, po zhvillohet një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat