CACTTUS për çështjen e performancës së uebfaqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve: Kishte sulme kibernetike

Aktuale

CACTTUS për çështjen e performancës së uebfaqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve: Kishte sulme kibernetike

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 19:46
Ilustrim

Kompania e teknologjisë CACTTUS sh.a. ka dalë me një deklaratë lidhur me shqetësimet e ngritura për performancën e sistemit të menaxhimit të votave gjatë zgjedhjeve të fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit, webfaqja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kishte probleme me performancën më 9 shkurt 2025, gjatë kulmit të trafikut, duke shkaktuar vonesa në paraqitjen e rezultateve zgjedhore.

Megjithatë, CACTTUS thekson se aplikacioni softuerik për regjistrimin e të dhënave të votimit ka funksionuar siç ishte projektuar deri në përfundimin e votimeve në orën 19:00.

Ndërprerja, sipas CACTTUS-it, ka qenë pasojë e një konfigurimi jo adekuat të shërbimit Cloudflare, i cili është në përgjegjësi të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit (ASHI) dhe KQZ-së.

Problemi u identifikua dhe u adresua pas mesnatës, duke mundësuar shpërndarjen e rezultateve në kohë reale më 10 shkurt në orën 05:00.

Gjithashtu, kompania bëri të ditur se webfaqja e KQZ-së ishte objekt i sulmeve të vazhdueshme kibernetike, përfshirë sulme të tipit DDoS, të cilat synuan ta mbingarkonin sistemin.

Megjithatë, CACTTUS siguroi se aplikacioni i votimit mbeti i sigurt dhe funksional gjatë gjithë procesit.

Kompania thotë është e angazhuar në një analizë paszgjedhore me KQZ-në dhe OSBE-në për të optimizuar më tej infrastrukturën dhe për të garantuar një proces zgjedhor edhe më efikas në të ardhmen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat