Ambasada e Kosovës në Maqedoni të Veriut: Shprehim ngushëllime për viktimat nga zjarri në Koçan

Aktuale

Ambasada e Kosovës në Maqedoni të Veriut: Shprehim ngushëllime për viktimat nga zjarri në Koçan

Më: 16 mars 2025 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Ambasada e Kosovës në Maqedoni të Veriut ka shprehur ngushëllime për vdekjen e 51 personave si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një diskotekë në Koçan të Maqedonisë së Veriut.

Në një postim në ambasadës në Facebook thuhet se u urohet shërim i shpejt edhe mbi 100 personave të tjerë që mbetën të lënduar.

“Shprehim ngushëllimet tona me rastin e tragjedisë në Koçani ku humbën jetën 51 të rinj si pasojë e shpërthimit të zjarrit.

Përderisa ndajmë dhimbjen e thellë me familjet dhe autoritetet, urojmë në shërim të shpejtë të të lënduarve”, thuhet në njoftimin e ambasadës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat