Kurti shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave nga tragjedia në Maqedoni të Veriut

Aktuale

Kurti shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave nga tragjedia në Maqedoni të Veriut

Më: 16 mars 2025 Në ora: 10:59
Kryeministri Albin Kuri

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas tragjedisë me 51 të vdekur në Kocan të Maqedonisë së Veriut.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjarëve të të vdekurve, liderëve dhe qeverisë si dhe gjithë vendit.

Në fund ai i ka uruar shërim të lënduarve.

“Jam thellësisht I pikëlluar të kuptojë për humbjen e 51 jetëve në Kocan të Maqedonisë së Veriut, si rezultat i shpërthimit tragjik të zjarrit në një klub nate. Shpreh ngushëllmet më të thella për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre, liderëve dhe qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe gjithë vendit gjatë kësaj kohe zie. I uroj shërim të shpejt dhe të plotë të lënduarve”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat