Kryeministri Albin Kurti uron Kryepeshkopin e ri, Joan Pelushi

Aktuale

Kryeministri Albin Kurti uron Kryepeshkopin e ri, Joan Pelushi

Nga: Bota sot Më: 16 mars 2025 Në ora: 19:05
Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka uruar kryepeshkopin e ri Joan Pelushi për zgjedhjen e tij nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë si Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë

Postimi i plotë:

Gëzohemi bashkë me besimtarët ortodoksë shqiptarë për zgjedhjen e Joanit, kryepeshkopit të ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, pas kryepeshkopit tashmë të ndjerë Anastasit (Janullatos). Fortlumturia e Tij, Joani (Pelushi) ka qenë mitropolit i Korçës për 27 vjet, një teolog e intelektual, me kontribute jo vetëm klerikale, por edhe në jetën qytetare shqiptare.

Dëshirojmë që ai të ketë sukses në detyrat e reja, në mbrothësimin e kishës, përparimin e drejtësisë e të paqes mes kombeve dhe bashkëpunimit mes feve.

I urojmë bashkëkombasit tonë, Kryepeshkopit Joan një punë të mbarë në këtë pozitë të rëndësishme për ortodoksët, por edhe për mbarë shoqërinë e kombin tonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat