Aksidenti i rëndë ajror në SHBA! Ekipi i kërkim-shpëtimit jep lajmin e hidhur: Nuk besojmë se ka të mbijetuar

Amerika

Aksidenti i rëndë ajror në SHBA! Ekipi i kërkim-shpëtimit jep lajmin e hidhur: Nuk besojmë se ka të mbijetuar

Më: 30 janar 2025 Në ora: 14:00
Foto nga vendi i ngjarjes

“Nuk besojmë se ka të mbijetuar nga ky aksident”, kjo është deklarata e kreut të kërkim-shpëtimit, pas aksidentit të rëndë ajror në SHBA.

Tashmë shpresat janë shuar për të mbijetuar, teksa në avion ndodheshin 64 persona, trupat e të cilëve po nxirren njëri pas tjetrit.

Deri më tani është arritur nxjerrja e 27 trupave nga avioni i pasagjerëve dhe një nga helikopteri.

Sipas autoriteteve pavarësisht përpjekjeve të grupeve, ata tani po kalojnë nga një operacion shpëtimi në një operacion rikuperimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat