Sezoni 2020-2021 në NBA, që nisi zyrtarisht më 1 dhjetor me fillimin e fazës përgatitore (takimet e para luhen më 22 dhjetor), ka sjellë edhe një lajm trondiës. 48 basketbollistë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Në datat 24-30 nëntor janë kryer në total 546 teste, pasi të gjithë lojtarët i janë nënshtruar tamponit dhe 48 prej tyre kanë dalë pozitivë. Pra, 8.8% e lojtarëve janë karantinuar, një shifër e lartë që trondit jo pak NBA-në.
Skuadra e Golden State është e vetmja që ka bërë publik lajmin se dy lojtarë dalë pozitivë, pa përmendur emra. Sipas protokollit anti-Covid, të gjithë lojtarët janë vetizoluar deri në momentin që do të shërohen.
Pavarësisht kësaj, NBA nuk do të ndalet dhe stërvitja e lojtarëve do të vijojë edhe pse ajo për momentin është individuale apo në grupe të vogla. NBA ka këshilluar ekipet që ta nisin sezonin e ri pa praninë e tifozëve.