20 ndeshje, 20 fitore është bilanci i Bashkimit këtë edicion.
Për fitoren e xhiros së 20-të në ndeshje me Vëllazmimin me shifra 69:101, u dallua amerikania Taliyah Hopkins me 31 pikë, nëntë kërcime dhe gjashtë asistime.
Hopkins ishte e saktë 3/6 për tre pikë, si dhe 8/10 për dy pikë, ndërsa kishe bilanc 6/9 nga gjuajtjet e lira.
Fitores i shtoi kontribut edhe qendra Aulona Muhadri me 17 pikë, 12 kërcime dhe dy asistime.
Top 5
Taliyah Hopkins (Bashkim) 31 pikë, 9 kërcime dhe 6 asistime.
Aulona Muhadri (Bashkimi) 17 pikë, 12 kërcime dhe 2 asistime.
Diellza Dekaj (Prishtina) 15 pikë,6 kërcime dhe 2 asistime.
Jeta Zeka (Penza) 21 pikë, 10 kërcime dhe 5 asistime.
Enxhi Xhanaj (Prishtina) 9 pikë, 14 kërcime dhe 3 asistime.